Dosierujo

Al la komenco

Informoj

Titolo:Ĉu vi parolas Esperanton?
Subtitolo:(Kurs i shkurtër i gjuhës ndihmëse ndërkombëtare)
Verkinto(j): Bardhyl Selimi
Kategorio:Kursprogramoj; Libroj
Lingvo(j): albana; Esperanto;
Priskribo:Lernmaterialo, gramatiko, leksiko kun multaj fotoj kaj movadaj informoj.
--------
Parathënie
Ky kurs i shkurtër vjen pas botimit dhe shpërndarjes së tre teksteve para këtij, pas vitit 1990, përkatësisht, atyre të doc. Vasil Pistolit, i vitit 1991, të Zef Mjedës i vitit 1993 dhe i Agim Perajt (broshurë-çelës) i vitit 1995.
Një tekst i hartur nga z. Gjergji Gusho, vite më parë, ende s’ka gjetur dritën e botimit. Shqiptarët deri më 1990 e kanë mësuar Esperanton me broshurën- çelës në format xhepi hartuar nga ing. Çefo Fico që në vitet 20-të të shekullit të kaluar.
Para se të propozoja këtë kurs të shkurtër, që nga viti 1993 kam qarkulluar në mesin e nxënësve një broshurë me përmbajtje të ngjashme, redaktuar nga doc. Vasil Pistoli dhe z. William R. Harmon (SHBA), hartuar nga unë mbi bazën e kurseve franceze për të rinj që morën emrin “Metoda e Zagrebit”, pasi kroatët i përhapën ato gjërësisht. Ishte në fakt një metodë vërtet praktike dhe e kapshme më shpejt nga të rinjtë. Në vitin 2000 Federata Esperantiste Italiane, personalisht zoti Renato Corsetti, e shumëfishoi atë në formë libri me qëllim që ta përhapte në Kosovë në bibliotekat e Prizerenit, Gjakovës dhe Prishtinës.
Shpresoj që ky kurs në formë libri, i plotësuar me një fjalor të përzgjedhur minimum dy kahësh, në fund, të shërbejë si ndihmës për nxënësit, studentët dhe këdo qoftë tjetër për t’u njohur me bazat e Esperantos, me qëllim që mandej ata të thellohen duke studjuar literaturë plotësuese, e cila nuk mungon.
Esperanto ka nisur të përhapet në Shqipëri më gjërësisht pas vitit 1990, ndonëse esperantista të veçuar, madje shumë të shquar kanë ekzistuar që një qind vjet më parë, veçanërisht në qytetin e Shkodrës, si dom Lazër Shantoja, Cuk Simoni, Mark Kakariqi, Janko Pali, vëllezërit Mikel dhe Wilhelm Koliqi, dr. Hamdi Sulçebe, ing. Çefo Fico, Zef Mjeda, ndërsa është gjallë ende veterani doc. Vasil Pistoli, redaktor i këtij kursi.
Janë tanimë me qindra të rinjtë dhe studentat që kanë kryer kurset elementare të kësaj gjuhe, por nuk i kanë thelluar më tej njohuritë e tyre, dhe nuk janë përfshirë në lëvizjen esperantiste brënda vendit. Janë me dhjetëra studentët që kanë studjuar dhe janë diplomuar për turizëm e kulturë ndërkombëtare në Poloni, duke përdorur si gjuhë pune Esperanton. Këta të fundit, pas vitit 1997 e në vazhdim, kanë mbrojtur me diplomat e tyre tema nga historia, gjeografia dhe kultura shqiptare, gjë që është padyshim një ndihmesë për popullarizimin e vendit dhe popullit tonë në opinonin shkencor dhe pedagogjik ndërkombëtar.
Eldonloko:Albana Esperanto- Instituto - Tirana
Eldonjaro:2004
Paĝnombro:102
Pezo:9MB + 6 MB
Kreodato:2013-02-19 17:37:34
Lasta redakto:2013-03-29 10:52:09
Montroj:12262
Dosieroj: Elŝutoj de ĉiuj dosieroj sume: 160; Viaj elŝutoj: 0

Ĉu vi parolas Esperanton?  PDF .pdf
Elŝutoj sume: 160
Kreodato: 2013-02-19 17:38:19

Opinioj kaj komentoj

Entute komentoj: 0; Mezuma noto: 0; | Aldoni propran opinion

Kopirajto © 2001 - 2024 edukado.net. Ĉiuj rajtoj rezervitaj.
Funkciigita de Fondaĵo Edukado.net kunlabore kun E-dukati, ESF kaj E@I.